×
  • Lajme
  • Lajme

    Shtyhet për 6 janar seanca për Sali Berishën

    Insajderi
    16 December 2024 - 23:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas përfundimit të seancës së sotme paraprake në GJKKO për ish-kryeministrin shqiptar, Sali Berisha, avokati i tij Genc Gjokutaj tha se shqyrtimi do te vijojë më 6 janar për kalimin ose jo për gjykim të dosjes “Partizani”.

    Tutje, ai tha se prokurori filloi dhe mbaroi një përmbledhje të tij dhe seanca siç u shpreh ai, është shtyrë për në 6 janar në orën 11:30.

    “E njëjta histori, e njëjta vjershë. Ai foli pa referencë. Ajo që ne kërkuam ishte të na shpjegonte faktin penal, lidhjen shkakësore, cilat janë veprimet, çfarë dëmi ka , çfarë pasoje ka nëse ka dhe të na individualizonte provat për secilin subjekt në këtë çështje. Asgjë e tillë nuk ndodhi, prokurori filloi dhe mbaroi një përmbledhjen e tij dhe seanca është shtyrë për në 6 janar në orën 11:30.

    “Nuk pati komente për ndryshimin e masës së sigurisë. SPKA ka dorëzuar një ankim në Gjykatën e Apelit, është një ankim formal i paargumentuar sepse ato janë ezauruar si faza. Për masën e sigurisë nuk u diskutua në këtë seancë. Ne tani fillojmë përballjen tonë para gjykatës që do të jetë me dyer të hapura në prani të njerëzve dhe mediave, kështu që gjykimi i shkurtuar për zotin Berisha është i përjashtuar”, ka thënë ai./Euronews.al.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark