Shtyhet për në prill regjistrimi i popullsisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shtyhet për në prill regjistrimi i popullsisë

    Insajderi
    22 November 2023 - 12:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qeveria e Kosovës ka marr sot vendim që të shtyhet procesi i regjistrimit të popullsisë.

    Kurti tha se ky proces është caktuar të nis me 5 prill deri më 17 maj të vitit 2024.

    “Propozoj para jush që regjistrimi i popullsisë të shtyhet në periudhën prej 5 prillit deri më 17 maj të vitit 2024 për të zbatuar parimet e EUROSTAT dhe për t’i dhënë rast menaxhmetit të ri pë tregojë efikasitet në kryerjen e përgjegjësive”, ka thënë ai.

    Paraprakisht Kurti njoftoi se ka marrë vendim për ndryshimin  e menaxhmetit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, për arsye të mos fillimit të procesit të regjistrimit të popullsisë.

    “Agjencia e Statistikave të Kosovës është etnitet përgjegjës me Ligj për zbatimin e regjistrimin e popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave. Që nga fillimi i mandatit Ligjin e kemi planifikuar dhe hartuar me përfshirjen maksimale të Agjencisë. Për të siguruar procesin kemi kërkuar sigurimin e prokurorimit të laptopëve, tabletëve e rekrutimit të mbikëqyrësve dhe regjistrueseve përmes AQP-së për të mos pasur më shumë vonesa në procedurë”, ka thënë ai.

    E nga u.d i drejtorit, Avni Kastrati, Kurti tha se ka marr zotim se do të punojnë që ky proces të përfundoj.

    “Gjatë javës së kaluar kam përdorur autorizimin tim ligjor për të ndryshuar menaxhmentin e ASK-së, si një hap para për të rritur efikasitetin e procesit. Letra informuese që e kam pranuar nga u.d,. i ri i detyrës së drejtorit nga Avni Kastrati, dëshmon që procesi i regjistrimit nuk është menaxhuar mirë. Kësaj radhe është shtuar premtimi që gabimet nga e kaluara nuk do të përsëriten dhe se tashmë janë të qartë sa i përket mësimeve që kanë nxjerr”, ka thënë ai.

    Ky proces ishte paraparë që të fillonte me 1 nëntor të këtij viti. /Express/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark