Shtyhet seanca e komunës së Gjilanit për miratimin e buxhetit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shtyhet seanca e komunës së Gjilanit për miratimin e buxhetit

    Insajderi
    13 December 2024 - 10:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në seancën urgjente të thirrur  dje nga kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, këshilltarët e kuvendit miratuan vetëm një pjesë të bartjes së mjeteve, ndërsa pjesa tjetër dhe buxheti për vitin 2025 janë shtyrë për një seancë tjetër.

    Hyseni tregoi se, “është votuar ndarazi një pjesë e bartjes së mjeteve në shumën 1.5 milionë euro, derisa pjesa tjetër e mbetur prej 941 mijë euro dhe buxheti për vitin 2025 janë shtyrë për një seancë tjetër”, thuhet në komunikatën për medie.

    Ai përmendi vendimet e tjera të miratuara, duke përfshirë dyfishimin e mbështetjes për shoqatat që trajtojnë personat me aftësi të kufizuara, mbështetje për lehonat dhe ndihma për barëra për personat në nevojë, si dhe subvencione për fermerët dhe bletarët.

    Po ashtu, janë miratuar projekte për punëtorët, bursat për studentë dhe mbështetje për shkolla.

    Hyseni theksoi se së shpejti do të thërrasin një tjetër seancë për miratimin e buxhetit për vitin 2025 dhe bëri thirrje për bashkëpunim të të gjitha grupeve politike, duke u kërkuar opozitës të mos e bllokojë miratimin e buxhetit për të mirën e qytetarëve.

    “Së shpejti do të thërrasim një tjetër seancë për të miratuar buxhetin për vitin 2025.  I bëj thirrje sërish opozitës që të mos e bllokojë miratimin e buxhetit, të bëhemi unik për të mirën e të gjithë qytetarëve”, tha Hyseni.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark