Shtyhet seanca fillestare ndaj të akuzuarve për vrasjen e Liridona Ademajt – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shtyhet seanca fillestare ndaj të akuzuarve për vrasjen e Liridona Ademajt

    Insajderi
    27 January 2025 - 11:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Seanca fillestare për katër të akuzuarit për vrasjen e Liridona Ademajt është shtyrë për 31 janar, në orën 11:00, pasi ekipet mbrojtëse thanë se nuk kanë pranuar shkresat e lëndës dhe nuk ka kushte për mbajtjen e kësaj seance sot.

    Gjykatësja i paralajmëroi avokatët që në këtë datë të re të jenë të përgatitur.

    Në Gjykatën Themelore, avokati i të akuzuarit, Naim Murseli, tha se kjo seancë nuk mund të mbahet, pasi pretendoi se nuk ka pranuar aktakuzën, shkresat e tjera të lëndës dhe CD-të me prova për këtë rast.

    Ai tha se nuk është në gjendje që ta këshillojë klientin e tij as si të deklarohet për akuzat e as nuk mund t’i kundërshtojë provat.

    “Për mua nuk janë plotësuar kushtet që të mbahet kjo seancë”, tha ai.

    Por, prokurorja e rastit tha se shkresat, CD-të dhe aktakuzat janë dorëzuar më 22 janar te njëri nga avokatët e të akuzuarve.

    Avokatët e të akuzuarve Kushtrim Kokalla dhe Tom Dedaj, thanë po ashtu se s’kanë marrë shkresat pasi nuk po iu bënë emaili. Ata gjithashtu kërkuan shtyrjen e seancës.

    Avokati i të akuzuarit, Kushtrim Kokalla, u dënua me 500 euro për prishje të rendit në seancës, mosbindje ndaj gjyqtares.

    Në seancë të pranishëm ishin tre persona të akuzuar për këtë rast, përfshirë edhe bashkëshortin e Liridonës, Naim Murseli.

    Fillimisht gjykatësja pyeti të akuzuarit për informacionet e përgjithshme, sikurse datëlindja e tyre, statusi martesor, niveli i arsimit, gjendja ekonomike e të ngjashme.

    Para nisjes së seancës së sotme – që u shty nga gjykatësja e rastit – familja e Liridonës tha se beson në drejtësi dhe shpreson që gjykimi të jetë “efikas, profesional, pa gabime, pa vonesa dhe transparent”. /REL


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark