Sot është mbajtur seanca e shqyrtimit gjyqësor ndaj Andi Pajazitit i cili është deklaruar i pafajshëm për vrasjen e Kastriot Ramadanit më 4 gusht 2023 në lokalin “Bon Vivant” në Prishtinë, shkruan Insajderi.
Para trupit gjykues, Pajaziti deklaroi se nuk ndihet fajtor për veprën që rëndon mbi të.
Mirëpo, seanca ndaj Andi Pajazitit është shtyrë për 1, 3 edhe 4 tetor, raporton Insajderi.
Në seancën e kaluar, Pajaziti kishte deklaruar se veprën e ka kryer në vetëmbrojtje.
Ndërsa, për armëmbajtje pa leje, u deklarua fajtor.