Shtyhet seanca ndaj deputetëve të VV-së për gazin lotsjellës – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shtyhet seanca ndaj deputetëve të VV-së për gazin lotsjellës

    Insajderi
    02 November 2016 - 09:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

     

    Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë vendim për shtyrjen e seancës ndaj katër deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend, vitin e kaluar.

    Arsyeja e kësaj shtyrjeje është mos pjesëmarrja e deputeteve të PDK-së Flora Brovina e Blerta Deliu-Kodra. Ato pritej të dëshmonin kundër kolegëve të tyre Albulena Haxhiut, Donika Kadaj-Bujupit e Faton Topalli e Albin Kurti, si palë e dëmtuar në këtë rast.

    Gjithashtu në seancë mungoi edhe Albin Kurti, për të cilin Gjykata vendosi që dorëzojë ftesë të rregulltë për seancën e radhës, por nëse do të ketë mungesë përsëri ajo do të lëshojë urdhëresë për paraburgim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark