Shtyhet seanca për shkak të problemeve teknike – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shtyhet seanca për shkak të problemeve teknike

    Insajderi
    07 July 2016 - 12:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Seanca e Kuvendit të Kosovës është shtyrë për shkak të paraqitjes së problemeve teknike. Në kohën e pyetjeve parlamentare, ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, doli në foltore për t’iu përgjigjur njërit prej deputetëve që ia kishte parashtruar pyetjen, por nuk arriti ta bëjë këtë për shkak se mikrofoni nuk funksiononte. Ai priti aty për pak çaste, por kot. Reagoi edhe kryesuesi i seancës, duke dhënë pesë minuta pauzë si mundësi të stafi teknik t’i rregullojë defektet.

    Pauza zgjati edhe më shumë se pesë minuta. Seanca filloi.

    Me vonë, kur prapë në foltore ishte ministri Arsim Bajrami, mikrofoni nuk funksionoi. Provoi disa herë ta lëshonte, duke menduar se problemi është tek ai. Por jo, sërish kishte telashe teknike. Kryesuesi i seancës, Sabri Hamiti, ua dha mundësinë e dytë prej një ore në mënyrë që të rregullohen përfundimisht problemet teknike./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark