Shtyhet sërish seanca gjyqësore ndaj Sali Berishës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shtyhet sërish seanca gjyqësore ndaj Sali Berishës

    Insajderi
    26 October 2023 - 13:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Është shtyrë seanca gjyqësore në ngarkim të ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha për në orën 15:00. Shkak për shtyrjen është bërë kërkesa e avokatëve të Berishës, Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi për përjashtimin e gjyqtares, Irena Gjoka.

    Seanca u shty gjithashtu për t’i dhënë më shumë kohë avokatëve, Rabie Cenalia dhe Jalldiz Kastrati, të caktuar kryesisht nga gjykata, për t’u njohur me aktet.

    Pas largimit të dy avokatëve të Berishës nga gjyqi të martën, gjykata vendosi të caktonte dy avokatë kryesisht.

    Avokatët Genc Gjokutauj dhe Sokol Mëngjesi braktisën seancën e të martës nën argumentat se gjykata shkeli kushtetutën dhe ligjin. Sipas Gjokutaj, GJKKO rrëzoi paligjshmërisht kërkesën e tyre për dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të shqyrtimit të masës së sigurisë pa kaluar nga parlamenti.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark