Shtyhet sërish seanca ndaj Nezir Mehmetajt, të paraburgosurit në Serbi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Shtyhet sërish seanca ndaj Nezir Mehmetajt, të paraburgosurit në Serbi

    Insajderi
    21 April 2023 - 13:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Është shtyrë sërish seanca gjyqësore ndaj Nezir Mehmetajt, të paraburgosurit në Serbi. Seanca ishte paraparë të zhvillohej sot.

    Këtë për Insajderin e ka konfirmuar vëllai i Nezirit, Valon Mehmetaj.

    “E kanë shty seancën deri më datën 08.05.2023”, ka thënë shkurt ai.

    Mehmetaj qytetar nga Rudica e Komunës së Klinës, është arrestuar nga policia serbe me tre janar të vitit 2020, në vendkalimin kufitar në Merdar, nën akuzat për kryerje të krimeve të luftës ndaj popullsisë joshqiptare gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999.

    Që atëherë, ai gjendet në paraburgim në Serbi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark