Vendimi për ekstradimin apo lirimin e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, është shtyrë sërish. Seanca e ardhshme pritet të mbahet më 27 prill.
Kjo nuk është hera e parë që vendimi përfundimtar për Haradinaj është shtyrë.
Ai është arrestuar në fillim të muajit janar bazuar në një fletarrest ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia.