Shtyhet votimi për liberalizimin e vizave për Kosovën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shtyhet votimi për liberalizimin e vizave për Kosovën

    Insajderi
    05 July 2016 - 17:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tanja Fajon, raportuese e Bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave në Kosovë, ka thënë se ka vendosur që të shtyjë rekomandimin e saj për vënie në votim të heqjes së vizave për Kosovën.

    Ajo ka thënë se votimi për regjimin pa viza për Kosovën është shtyrë nga 12 korriku deri më 5 shtator, njofton Insajderi.

    “Kam vendosur që të shtyj votimin për heqjen e regjimit të vizave për Kosovën për në shtator, duke parë se nuk ka progres të vërejtshëm në përmbushjen e kritereve të fundit, në veçanti me ratifikimin e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi. “

    “Shpresoj që Parlamenti i Kosovës do ta ratifikojë këtë marrëveshje sa më shpejtë, dhe para fundit të verës, në mënyrë që unë të procedojë më tutje deri në votim në vjeshtë”, ka thënë Fajon.

    Fajon u zotua se do t’i vazhdoj përpjekjet e saj për të ndihmuar Kosovën në rrugën e saj për lëvizje pa viza, sepse lëvizja e lirë, përfshirë udhëtimi pa viza në vendet Schengen, “është ajo çka njerëzit meritojnë.” /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark