Shtyllat elektrike janë vendosur por s'ka ndriçim - ankohen banorët e "Kodrës së Trimave", flasin nga komuna - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shtyllat elektrike janë vendosur por s’ka ndriçim – ankohen banorët e “Kodrës së Trimave”, flasin nga komuna

    Insajderi
    13 November 2023 - 13:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ka afro dy muaj që shtyllat elektrike janë vendosur, por dritat ende nuk janë ndezur. Banorët e rrugës “Xhemë Tërnavci” në Prishtinë janë ankuar në redaksi të Insajderit.

    Sipas tyre lagjja e tyre e cila hynë në kuadër të “Kodrës së Trimave”, është lënë anash nga udhëheqësit e Prishtinës ndër vite.

    “Ne u gëzuam kur i vendosën, se numri i qenve endacak është rrit sado kudo me ndriçim na kish bo me u ndihë pak ma të sigurt”, i ka thënë njëri prej banorëve Insajderit.

    “Shtyllat i kanë vendos kot, që se nuk janë ka i aktivizojnë, për këtë anë askujt nuk është ka i intereson tash e ca vite”, tha tjetri banor.

    Pas ankesave të pranuara nga banorëve, Insajderi ka kontaktuar Komunën e Prishtinës, përkatësisht Drejtorinë e Shërbimeve Publike.

    Të njëjtit kanë konfirmuar se nga data 17 e këtij muaji rruga “Xhemë Tërnavci” do të ndriçohet.

    “I gjithë plani për ndriçim është i vendosur sipas projketit për zgjerimin e ndriçimit publik në Kryeqytet. Aktualisht, jemi në fazën e lidhjeve me rrjetin ekzistues të ndriçimit publik ku përfshihet edhe rruga “Xhemë Tërrnovci” dhe rrugë të tjera të cilat janë realizuar deri më tani. Prandaj, ju njoftojmë se më së largu deri me datë 17.11.2023 do të ndriçohet edhe kjo rrugë” ka thënë zëdhënsja e Komunës, Arlinda Kastrati.

    Insajderi ju sjell pamje nga lagjja ku shihen shtyllat e vendosura:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark