Kryetari i NISMA’s, Fatmir Limaj, ka prezantuar kandidatin e radhës për deputet, Endrit Shalën.
Limaj tha se Endriti ka qenë shtylla e palëkundur e NISMA Socialdemokrate që nga fillimet e saj.
Tutje në njoftim thuhet se si ish-ministër, deputet dhe shef i Grupit Parlamentar të NISMA-s, Endriti ka treguar përkushtim të jashtëzakonshëm, integritet të lartë dhe guxim të pakompromis në mbrojtjen e interesave të popullit dhe të shtetit tonë.
“Të dashur anëtarë dhe simpatizantë të NISMA Socialdemokrate, me kënaqësi dhe krenari të madhe, ju njoftoj për kandidatin tonë për deputet, Endrit Shala. Endriti ka qenë shtylla e palëkundur e NISMA Socialdemokrate që nga fillimet e saj. Përgjatë viteve, ai ka dëshmuar se është më shumë se një politikan – ai mbi të gjitha është një mik, një bashkëpunëtor i besueshëm dhe një përfaqësues i denjë i interesave të qytetarëve të Kosovës. Si ish-ministër, deputet dhe shef i Grupit Parlamentar të NISMA-s, Endriti ka treguar përkushtim të jashtëzakonshëm, integritet të lartë dhe guxim të pakompromis në mbrojtjen e interesave të popullit dhe të shtetit tonë. Për vite me radhë, kemi punuar krah për krah, duke ndarë sfidat më të mëdha dhe duke ndërtuar së bashku një vizion për një Kosovë më të drejtë, më të fuqishme dhe më të zhvilluar”.