MP3, format i audiove dixhitale i cili ndryshoi mënyrën sesi ne dëgjonim muzikë duke u adoptuar masivisht dekadën e fundit tashmë ka vdekur. Zhvilluesi i formatit dha këtë lajm javën e kaluar ku tha se zyrtarisht kishte mbyllur programin e licencimit.
Spotify ka qenë destinacioni i shumë njerëzve të cilët kërkojnë të dëgjojë muzikë. Pronësia e të drejtave autoriale në teknologjinë MP3 është e komplikuar. Por është Instituti Fraunhofer i cili pretendon se ka të drejtat e licencimit të disa patentave MP3 për zhvilluesit e softuerit.
Vendimi është kryesisht simbolik. Do të vijojnë disa entitete të cilat mbështetin MP3 por formatet e reja do të jenë standart. AAC – Advanced Audio Coding – u zhillua nga Instituti Fraunhofer dhe konsiderohet standart sot.
MP3 u shua por impakti i tij mbetet i lartë. Përmes kësaj teknologjie u bë më e lehtë shkarkimi i muzikës dixhitale gjatë ditëve të internetit të ngadaltë. Megjithatë iPod dhe iTunes sollën frymën e re me iPhone dhe të gjithë imituesit e tjerë që sot dominojnë mënyrën tonë të komunikuarit.
Ndryshe nga kasetat, MP3 vështirë se do të ngjallë nostalgji. Cilësia Audio është e dobët krahasuar me standartet moderne dhe disa hulumtime kanë zbuluar se MP3 nxit sjellje negative emocionale. /PCËorld