
Zjarri që kaploi një lokal në Prishtinë në rrugën “Luan Haradinaj”, tanimë është shuar.
Nuk dihet ende nëse ka të lënduar.
Lidhur me rastin janë deklaruar nga Policia e Kosovës, të cilët kanë konfirmuar se deri tani nuk ka të lënduar derisa pritet të zbardhen arsyet pse erdhi deri tek zjarri.
“Rreth orës 13:00, është pranuar informata për zjarr në një lokal në rrugën Luan Haradinaj, në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët janë duke bërë përpjekje për të lokalizuar zjarrin në atë pjesë”, konfirmoi për Insajderin Flora Ahmeti, zëdhënëse në rajonin e Prishtinës.
Tutje, ajo bëri me dije se për detaje të tjera do të njoftohemi me kohë.