Shukri Buja akuzon qeverisjen lokale për ndryshime në projektin e rrugëve: Po krijojnë kaos në trafik - Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    Shukri Buja akuzon qeverisjen lokale për ndryshime në projektin e rrugëve: Po krijojnë kaos në trafik

    Insajderi
    11 September 2025 - 19:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shukri Buja kritikon qeverisjen lokale për ndryshimin e projektit të rrugëve në Lipjan

    Kandidati për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, ka akuzuar qeverisjen aktuale për ndryshimin e projektit të zgjerimit të rrugëve në qytet, duke thënë se kjo ka sjellë kaos në trafik dhe bllokim të kryqëzimeve.

    Ai tha se projekti i nisur më herët ka pasur për qëllim zgjerimin e rrugëve kryesore në katër korsi, me shtigje për biçikleta dhe trotuare për këmbësorët, por është reduktuar në vetëm tri korsi.

    “Ne do ta përfundojmë projektin ashtu siç ishte planifikuar: katër korsi të plota për qarkullim, dy rrethrrotullime funksionale dhe vazhdimin e rrugës ‘Qamil Olluri’ deri te rruga ‘Sadik Shala’, që do të shkarkojë qendrën nga trafiku i rënduar”, deklaroi Buja.

    Sipas tij, ky projekt nuk është vetëm ndërtim rruge, por “ndërtim i një të ardhme më të mirë për Lipjanin, me lëvizje më të lirë, ajër më të pastër dhe më pak stres për qytetarët”.

    Ai u bëri thirrje qytetarëve të mos kënaqen me “zgjidhje të pjesshme” dhe të mbështesin vizionin e tij për një qytet funksional për të gjithë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark