Shukri Buja me thirrje mobilizuese për qytetarët e Lipjanit: Nesër votojmë për ndryshim, për PDK-në - Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    Shukri Buja me thirrje mobilizuese për qytetarët e Lipjanit: Nesër votojmë për ndryshim, për PDK-në

    Insajderi
    11 October 2025 - 21:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në përmbyllje të fushatës zgjedhore, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Komunës së Lipjanit, Shukri Buja, ka publikuar një mesazh falënderimi dhe thirrje për mobilizim të përgjithshëm për ditën e zgjedhjeve.

    Përmes një postimi në rrjete sociale, Buja ka shprehur mirënjohje për qytetarët që, sipas tij, kanë dëshmuar se PDK në Lipjan nuk është vetëm një parti, por një forcë e pamposhtur.

    Ky është postimi i tij i plotë:

    Të dashur qytetarë të Komunes së Lipjanit!

    Faleminderit për përkrahjen tuaj të jashtëzakonshme!

    Faleminderit për besimin, për çdo hap në këtë fushatë të fuqishme, për çdo derë të hapur, për çdo zë që u bë zëri ynë!

    Ju treguat se PDK në Lipjan nuk është vetëm një parti – është një forcë e pamposhtur!

    Nesër, Lipjani zgjohet me shpresë.

    Me besim në vlera, me dashuri për vendin.

    Është dita kur ne zgjedhim drejtimin tonë,

    dita kur zëri yt bëhet forcë.

    Unë, Shukri Buja, ju ftoj me zemër të hapur,

    të dilni e të votoni,

    për Partinë Demokratike të Kosovës,

    për numrin 191,

    për një Lipjan që ecën përpara me dinjitet e punë.

    Çdo votë është dritë në rrugën e së nesërmes.

    Mos rrini mënjanë,

    sepse e ardhmja ndërtohet nga ata që veprojnë.

    Nesër, voto 191.

    Voto për PDK-në.

    Voto për Shukri Bujën,

    kandidat për Kryetar të Lipjanit.

    Bashkë, e kthejmë besimin në veprim.

    Bashkë, e ndërtojmë Lipjanin që e duam.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark