Shukri Buja mirëpritet në Kraishtë: Gratë do të kenë rol të barabartë në qeverisjen time - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shukri Buja mirëpritet në Kraishtë: Gratë do të kenë rol të barabartë në qeverisjen time

    Insajderi
    31 August 2025 - 20:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për kryetar të Komunës së Lipjanit, Shukri Buja takua me gratë e fshatit Kraishtë, ku prezantuan projektin e tyre politik dhe diskutuan për rolin e grave në zhvillimin e komunës.

    Në këtë takim, Buja vuri theksin tek politikat që synojnë fuqizimin socio-ekonomik të grave, duke premtuar hapësira reale për punësim, mbështetje për bizneset e tyre, si dhe përfaqësim të barabartë në institucionet vendimmarrëse.

    “Gratë e Kraishtës na dhanë një energji të jashtëzakonshme dhe motiv shtesë për të vazhduar rrugëtimin tonë. U zotuam se në mandatin tonë, gratë do të kenë rol të barabartë në qeverisje”, theksoi Buja.

    Takimi u vlerësua si një mundësi e rëndësishme për të dëgjuar nga afër nevojat dhe pritjet e grave të kësaj ane, të cilat u shprehën të gatshme të kontribuojnë në zhvillimin e Lipjanit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark