Shukri Buja mirëpritet nëpër fshatra të Lipjanit: "Fitorja është e jona!" - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shukri Buja mirëpritet nëpër fshatra të Lipjanit: “Fitorja është e jona!”

    Insajderi
    07 September 2025 - 09:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Lipjanit, Shukri Buja, po vazhdon takimet intensive me qytetarët në kuadër të fushatës zgjedhore, ku po merr mbështetje të gjerë nga baza. Në dy takime të njëpasnjëshme në fshatrat Babush dhe Ribar i Madh, Buja është shprehur i bindur për një fitore të sigurt në zgjedhjet e ardhshme lokale.

    Në Babush, Buja u zotua se çështja e mungesës së ujit të pijshëm do të trajtohet me prioritet të lartë. Ai theksoi se edhe sfidat tjera që prekin banorët e këtij fshati do të jenë pjesë e planit të tij qeverisës.

    “Mbështetja e fuqishme që morëm nga Babushi është garanci për fitoren që po vjen,” tha Buja, duke vlerësuar lart mobilizimin e qytetarëve.

    Ndërkohë, në Ribar të Madh, Buja u prit me entuziazëm në një tubim masiv. Pjesëmarrja e madhe e qytetarëve u cilësua si dëshmi e përkushtimit dhe e besimit në projektin politik të Bujës për Lipjanin.

    “Demokratët e Ribarit e dhanë sonte një mesazh të qartë dhe të fuqishëm për fitoren e madhe që po na pret,” deklaroi Buja, duke shtuar se Ribarasit rikonfirmuan besimin, si në Herolindin për Kuvendin Komunal, ashtu edhe në vizionin e tij për qeverisjen e komunës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark