Shukri Buja në ballë të protestës: Ta mbrosh UÇK-në ështe obligim i cdo shqiptari - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shukri Buja në ballë të protestës: Ta mbrosh UÇK-në ështe obligim i cdo shqiptari

    Insajderi
    07 August 2025 - 19:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-komandanti dhe veprimtari i njohur i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Shukri Buja, i cili do të garojë edhe për kryetar të Lipjanit, është parë sot në ballë të protestës në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së, të cilët po mbahen në paraburgim në Hagë.

    Përmes një deklarate në ‘Facebook’, Buja falënderoi Kosovën dhe theksoi se pjesëmarrja e tij në këtë protestë vjen si shprehje e kundërshtimit ndaj padrejtësive dhe si mbështetje ndaj bashkëluftëtarëve dhe bashkëçlirimtarëve të tij, të cilët i cilësoi si etër themelues të UÇK-së dhe shtetit të Kosovës.

    “Faleminderit Kosovë! Në protestë kundër padrejtësisë, në përkrahje të bashkëluftëtarëve dhe bashkëçlirimtarëve të mi, etërve themelues të UÇK-së dhe shtetit të Kosovës: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Sali Mustafa dhe Pjetër Shala. Mbrojtja e luftës së shenjtë të UÇK-së është nder, detyrë dhe obligim i çdo shqiptari. Kur sulmohet e vërteta jonë historike dhe sakrifica e brezit të lirisë, heshtja nuk është zgjedhje!”, deklaroi Buja.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark