Shukri Buja në Sllovi dhe Smallushë: Koha e tyre ka përfunduar, është koha jonë - Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    Shukri Buja në Sllovi dhe Smallushë: Koha e tyre ka përfunduar, është koha jonë

    Insajderi
    20 September 2025 - 20:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, ka mbajtur një tubim elektoral në fshatrat Sllovi dhe Smallushë, ku është pritur me përkrahje të konsiderueshme nga qytetarët.

    Në fjalën e tij para banorëve, Buja shprehu mirënjohje për mbështetjen dhe besimin e madh që po merr nga qytetarët, duke e cilësuar këtë si sinjal të qartë për ndryshim politik dhe institucional në Lipjan.

    Ai premtoi se mandati i tij do të sjellë ndryshim të prekshëm në çdo aspekt të jetës, duke përmendur projekte konkrete në arsim, shëndetësi, infrastrukturë, bujqësi dhe kulturë.

    Ndër premtimet kryesore të Bujas është edhe zgjidhja e problemit të furnizimit me ujë të pijshëm, një çështje që, sipas tij, ka mbetur pa zgjidhje për një kohë të gjatë.

    Ky është postimi i tij i plotë:

    Faleminderit Sllovi!

    Faleminderit Smallushë!

    Faleminderit për përkrahjen madhështore sonte.

    Unë zotohem se do ta kthej ujin dhe do ta bëj jetën tuaj më të mirë, me projekte konkrete e të prekshme në arsim, shëndetësi, infrastrukturë, bujqësi, kulturë dhe në çdo fushë tjetër të jetës.

    Koha e tyre ka përfunduar!

    Është koha jonë!

    Fitorja është e jona!


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark