Shukri Buja pas rikthimit në garë për Lipjanin: Është amanet i shokëve në Hagë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shukri Buja pas rikthimit në garë për Lipjanin: Është amanet i shokëve në Hagë

    Insajderi
    29 August 2025 - 17:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shukri Buja, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryetar të Lipjanit, ka folur për vendimin e tij për t’u rikthyer në garën për të parin e këtij qyteti, të cilin e kishte udhëhequr për disa vite më parë.

    Ai tha se kandidatura e tij është rezultat i kërkesës së qytetarëve, anëtarëve dhe ish-anëtarëve të partisë, përfshirë edhe strukturat e reja të saj.

    “…edhe vet kryetari i degës, z. Rizani, dhe kryetari i partisë, z. Krasniqi. Por, ajo që më së shumti më ka shtyrë të kandidohem është amaneti i shokëve të mi që janë padrejtësisht në Hagë, amaneti i dy udhëheqësve të shtetit, dy udhëheqësve të partisë, z. Thaçi dhe z. Veseli. Prandaj jam rikthyer në politikë”, deklaroi Buja në një intervistë për emisionin FIVE në RTV Dukagjini.

    Ai shtoi se rikthimi i tij në politikë është bërë edhe pas një bisede që ka zhvilluar me ta.

    Sipas tij, pavarësisht situatës së ndjeshme politike, ai tashmë është në terren dhe në kontakt të drejtpërdrejtë me qytetarët.

    “Pretendimi im është t’i dal zot punës sime, t’u ofroj qytetarëve vizionin tim, të flas me ta dhe t’u tregoj se si do të jetë Lipjani pas katër vitesh nën udhëheqjen time”, u shpreh Buja.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark