Shukri Buja premton para futbollistëve: Në mandatin tim si kryetar, sporti do të jetë prioritet i veçantë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shukri Buja premton para futbollistëve: Në mandatin tim si kryetar, sporti do të jetë prioritet i veçantë

    Insajderi
    05 September 2025 - 21:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për kryetar të Lipjanit nga Partia Demokratike e Kosovës, Shukri Buja, i ka premtuar sportistëve se do të jenë prioritet i tij nëse merr mandatin e kryetarit të komunës.

    Ai këtë deklaratë e bëri pasi përcolli stërvitjet e KF Gadimja.

    “Pata kënaqësinë të përcjell stërvitjet e KF Gadimja, një klub i ri futbolli që garon në Ligën e Tretë, por që tashmë po dëshmon energji, disiplinë dhe pasion për sportin.

    Në mandatin tim të ardhshëm, sporti dhe përkrahja për klubet sportive do të jenë prioritet i veçantë, sepse rinia jonë meriton më shumë, ndërsa sporti është investim për shëndetin, disiplinën dhe suksesin e së ardhmes”, shkroi Buja.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark