Shukri Buja takon Burhan Abdullahun: Ikonë e mjekësisë dhe stomatologjisë në Lipjan, sinonim i profesionalizmit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shukri Buja takon Burhan Abdullahun: Ikonë e mjekësisë dhe stomatologjisë në Lipjan, sinonim i profesionalizmit

    Insajderi
    19 August 2025 - 18:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati i PDK-së për Lipjanin, Shukri Buja, ka njoftuar se pjesë e ekipit të tij është Burhan Abdullahu.

    AI e ka cilësuar atë si ikonë të mjekësisë.

    Buja në “Facebook” ka shkruar se Abdullahu ishte i burgosur politik gjatë demonstratave të vitit 1981.

    “Burhan Abdullahu, ikonë e mjekësisë dhe stomatologjisë në Lipjan, sinonim i profesionalizmit dhe përkushtimit në shëndetin e qytetarëve, si dhe figurë e palëkundur e PDK-së në qytetin e Lipjanit. I burgosur politik gjatë demonstratave të vitit 1981, i larguari i parë nga puna në sektorin e shëndetësisë gjatë masave të dhunshme në vitet e ’90-ta, dhe në shërbim të popullatës gjatë luftës, jeta dhe veprimtaria e doktor Burhanit dëshmojnë vendosmërinë, guximin dhe dashurinë për vendin. Sot, ai merr përgjegjësinë e shefit të shtabit për shëndetësi, duke e bërë ekipin tonë edhe më të fortë. Me doktor Burhanin pjesë të ekipit fitues, fitorja është e sigurt!”, shkroi ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark