
Kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Lipjanit, Shukri Buja, ka zhvilluar një takim me gratë dhe vajzat e Janjevës, ku ishte i shoqëruar nga kandidatët për Kuvendin Komunal, Majlinda dhe Vilsoni.
Gjatë këtij takimi, Buja tha se gratë dhe vajzat e Janjevës përballen me shumë sfida, por se komuna duhet të krijojë më shumë hapësira për zhvillimin e tyre.
“Diskutuam hapur për sfidat që ato përballen çdo ditë, si dhe për mundësitë që Komuna duhet t’u ofrojë për rritjen e mirëqenies dhe zhvillimin e tyre,” u shpreh Buja.
Ai tha se mbështetja e dhënë në këtë takim është sinjal i qartë i besimit që qytetarët kanë për vizionin e tij politik.
“Mbështetja e fuqishme që mora nga ky takim na motivon edhe më shumë për ta sjellë ndryshimin që Janjeva dhe Lipjani e meritojnë,” theksoi kandidati i PDK-së.