
Kandidati i PDK-së për Lipjanin, Shukri Buja, tha se në vazhdimësi ka qenë në rrjedha politike por nuk është shfaqur në publik për shkak se “kam qenë në hetime nga Dhomat e Specializuara”, u shpreh Buja.
Buja tregoi se çfarë ka bërë viteve të fundit.
“Kam qenë deputet dhe nuk kam kandidu për shkak të akuzave që më janë ngritur. Në vitin 2019 kam qenë këshilltar politik i z.Thaçi dhe pas arrestimit të Thaçit e kam pas një periudhë të rëndë të hetimeve nga Dhomat e Specializuara për pesë vite derisa ka përfundu edhe ky proces”, tha Buja në Pressing.
Ai tha se kur ka pasur ndonjë aktakuzë është tërhequr duke mos kandiduar, prandaj shprehet se “është pritë nga LDK-ja, që pas dhënies së verdiktit – kanë pritur të tërhiqem”, deklaroi Buja ne T7.