Shukri Buja viziton panairin e prodhimeve vendore në Lipjan: Fokus te gratë, të rinjtë dhe mbështetja për bizneset lokale - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shukri Buja viziton panairin e prodhimeve vendore në Lipjan: Fokus te gratë, të rinjtë dhe mbështetja për bizneset lokale

    Insajderi
    16 August 2025 - 21:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për kryetar të Komunës së Lipjanit, Shukri Buja, ka vizituar dje panairin e prodhimeve vendore, ku prodhues lokalë prezantuan produkte bujqësore, ushqimore, veshje tradicionale dhe artikuj të tjerë të punuar me mjeshtëri.

    Në një postim në rrjete sociale, Buja u shpreh i impresionuar me punën e prodhuesve vendorë dhe theksoi rëndësinë e mbështetjes së tyre në mandatin e ardhshëm.

    Ai premtoi se promovimi i prodhimeve lokale do të bëhet në mënyrë të vazhdueshme, me theks të veçantë te bizneset në pronësi të grave dhe të rinjve.

    Ky është postimi i tij i plotë

    Mirëmëngjesi, Lipjan!

    Dje e vizitova panairin e prodhimeve vendore, ku prodhuesit tanë prezantuan produktet bujqësore, ushqimore, veshje tradicionale e shumë të tjera.

    Në mandatin e ardhshëm, prodhimet vendore do të promovohen rregullisht, me fokus të veçantë tek bizneset në pronësi të grave dhe të rinjve, përmes subvencioneve, krijimit të një mjedisi të favorshëm për rritjen e prodhimeve, si dhe lehtësimit të plasimit të tyre në treg.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark