Shukri Xhelili kërkon lirinë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shukri Xhelili kërkon lirinë

    Insajderi
    24 May 2016 - 15:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-kryebashkiaku i Dibrës, Shukri Xhelili i kërkon gjykatës ta lirojë nga paraburgimi.

    Përmes apelit të dorëzuar nga avokati mbrojtës, Xhelili kërkon prishjen e masës “arrest me burg” të shpallur nga shkalla e parë, me arsyetimin se dyshimet e organit të akuzës janë të pabazuara.

    Gjykata e Lartë ka vendime unifikuese në të cilat filmime të ngjashme  janë konsideruar të papërdorshme. Duke kujtuar se në rastin e ish-kryebashkiakut nuk dihet se cili është burimi i pamjeve të transmetuara, mborjtja nënkupton të njëjtin precedent edhe në rastin Meta-Prifti.

    Ndërkohë, gjatë ditës Prokuroria e Krimeve të rënda ka pyetur vajzën, e cila ka kryer filmim ku kryebashkiaku kërkon favore sekusale në këmbim të një pune.\

    Burimet pohuan se për shkak të tronditjes vajza ka dhënë dëshminë e saj në prani të të ëmës.

    “Ishte një ide që më erdhi në moment, i bëra filmimet nga padrejtësia që ndesha”, ka thënë dëshmitarja.

    Ndërkohë nuk është marrë ende në pyetje ish-kryebashkiaku, i cili mbahet nën “arrest me burg” për dyshimet se ka kryer korrupsion pasiv duke kërkuar favore, një vepër e cila me ndryshimet në kod hetohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark