×
  • Biznes
  • Biznes / Teknologji

    Shuma marramendëse që NASA po i paguna njerëzit të kalojnë dy muaj në shtrat

    Insajderi
    27 March 2019 - 23:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    NASA po i paguan njerëzit për të kaluar dy muaj në shtrat duke shikuar TV dhe duke lexuar me një shifër prej 14 mijë funte, dhe ka ende kohë për të aplikuar, shkruan Insajderi.

    Aplikantët e suksesshëm do të duhet të bëjnë absolutisht çdo gjë shtrirë, duke përfshirë ushqyerjen dhe gjithashtu jashtëqitjen.

    Ata do të vendosen në një vend të specializuar për të provuar se si fluturim hapësinor ndikon në trupin e njeriut duke u fokusuar veçanërisht në muskujt e tyre.

    Studimi është i përbashkët me Agjencinë Hapësinore Evropiane dhe do të zhvillohet në Qendrën e Hapësirës Gjermane.

    Por kjo do të thotë se ekziston kërkesa për rolin – duhet të jeni në gjendje të flisni gjermanisht.

    24 vullnetarë do të marrin pjesë, dhe shefat janë duke i këshilluar pjesëmarrësit të përdorin kohën për të bërë kurse online ose për të mësuar aftësi të reja.

    Megjithatë do të ketë edhe ekranet televizive, librat dhe aktivitetet e tjera të kohës së lirë për të mbajtur njerëzit të argëtuar.

    Shtretërit do të vendosen në mënyrë që këmbët të jenë pak më të larta se koka për të zvogëluar rrjedhën e gjakut, duke imituar efektet e mikrogravitetit.

    Shkencëtari kryesor, dr. Edwin Mulder, nga Instituti DLR i Mjekësisë Hapësinore, i tha se Përdorimi i gravitetit artificial mund të jetë zgjidhja më e mirë për mbrojtjen e shëndetit të njeriut gjatë misioneve të thellë të hapësirës njerëzore.

    Aplikimet mbyllen më 24 maj dhe testet do të zhvillohen në shtator./Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark