Shumë diplomatë dhe ushtarë turq kërkojnë azil në Gjermani – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Shumë diplomatë dhe ushtarë turq kërkojnë azil në Gjermani

    Insajderi
    03 April 2017 - 17:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të paktën 262 diplomatë turq dhe personel i ushtrisë kanë aplikuar për azil në Gjermani, prej grushtshtetit të dështuar të korrikut, për të cilin Turqia e fajëson mbështetësit e kleriut Fethullah Gulen, ka thënë zëdhënësja e ministrisë së Brendshme të Gjermanisë.

    Numri i qytetarëve të Turqisë që kanë kërkuar azil në Gjermani është rritur pas grushtshtetit të dështuar dhe Turqia ka paralajmëruar aleatët e NATO-s, që të refuzojë aplikimet për azil të ushtarëve, të cilët dyshohet se kanë lidhje me Gulenin.

    Zëdhënësja e ministrisë së Brendshme gjermane, Annegret Kroff, ka thënë se 151 aplikantë kanë pasur pasaporta diplomatike, ndërkaq 111 kanë pasur pasaporta pa tarifë, të cilat qeveritë iu lëshojnë personelit ushtarak dhe shërbyesve civilë kur udhëtojnë për punë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark