×
  • Biznes
  • Biznes / Teknologji

    Shumë e thjeshtë! Si ta kuptoni që dikush po ju përgjon në WhatsApp apo Instagram

    Insajderi
    17 July 2022 - 23:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ekspertë të ndryshëm thonë se nëse dikush është në mënyrë të përsëritur dhe të padëshiruar (nga ana juaj) përpiqet t’ju japë të njohur apo vepron si dikush që ju e njihni në platforma të ndryshme, atëherë me siguri diçka nuk shkon dhe duhet treguar kujdes.

    Një sjellje fiksuese e përsëritur, këmbëngulëse dhe ndërhyrëse që shkakton frikë dhe alarm tek viktima konsiderohet si “cyber stalking” dhe mund të rezultojë e rrezikshme nëse nuk e ndaloni në kohë. Në Britaninë e Madhe, ligjet kundër këtij lloj abuzimi rishihen kohë pas kohe në mënyrë që të ndërmerren vendimet e duhura që shkojnë paralel me ndryshimet e teknologjisë.

    Ekspertët sugjerojnë se në rast dyshimi të tillë, duhet të studioni sjelljen e personit tjetër dhe mënyrën sesi e folura apo mesazhet e tij ju bëjnë të ndiheni. Të raportosh dikë për “përndjekje në WhatsApp” duket dramatike, por nëse ndiheni të kërcënuar është vendimi më i sigurt që mund të merrni.

    Nëse gjëja e parë që bëni kur ndiheni se dikush ju përndjek në mënyrë posesive, është ta bllokoni, mos harroni t’i bëni një screenshot mesazheve për të ruajtur informacionin që mund t’ju duhet në vijim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark