
Ish-kryeministri i Shqipërisë, Salih Berisha nuk është politikani i vetëm që është futur në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Së fundmi në listën e zezë është futur edhe ish-presidenti i Hondurasit, Juan Orlando Hernadez.
Në reagimin e lëshuar sot në faqen zyrtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, thuhet se SHBA-të do të vazhdojnë ta luftojnë korrupsionin dhe do të promovojnë demokracinë.
Bazuar në raportet e përcjella në Kongres mes tjerash përmend emrin e ish-presidentti, Juan Orlando Hernandez për trafikim të narkotikëve.
“Për të çuar përpara këtë prioritet, ne po deklasifikojmë dhe publikojmë përfshirjen e ish-presidentit të Hondurasit, Juan Orlando Hernandez në listën e personave të korruptuar dhe jodemokratë të Shteteve të Bashkuara, sipas nenit 353 të Aktit të Angazhimit të Përmirësuar Shtetet e Bashkuara-Trekëndëshin e Veriut, i ndryshuar, i cili në përgjithësi bën individët e listuar të papërshtatshëm për viza dhe pranim në Shtetet e Bashkuara”, thuhet në reagim përcjell Insajderi.
Departamenti përfshiu Hernandez në listën që hyri në fuqi më 1 korrik 2021.
“Siç është detajuar në raportin tonë drejtuar Kongresit, sipas raporteve të shumta, të besueshme të mediave, Juan Orlando Hernandez është përfshirë në korrupsion të konsiderueshëm duke kryer ose lehtësuar akte korrupsioni dhe narkotrafiku, dhe duke përdorur të ardhurat e aktivitetit të paligjshëm për të lehtësuar fushatat politike”.
“Për më tepër, Hernandez u identifikua me emër në dëshminë e dëshmitarit të betuar në një proces penal federal të SHBA-së se kishte marrë të ardhura nga trafikimi i narkotikëve si pjesë e financimit të fushatës së tij”.
Ndërkohë në reagim theksohet se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të përdorin mjetet në dispozicion për të promovuar përgjegjësinë për korrupsionin dhe sulmet e tjera ndaj sigurisë, stabilitetit dhe aspiratave demokratike.