Viti i kaluar konsiderohet shumë dëshpërues në lidhje me miratimin e barnave të reja të cilat kanë dal në tregun amerikan, dhe deri në një masë dhe atë evropian.
Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, Administra e Ilaçeve dhe Ushqimeve në SHBA ka miratuar vetëm 22 barna të reja gjatë 2016-ës.
Ky është numri më i vogël prej vitit 2010, ndërsa është për mbi një herë më i vogël në raport me vitin 2015 kur e njejta ka miratuar 45 ilaçe të reja.
Në kontinentin e vjetër ndërkaq, Agjencia Mjekësore e Evropës ka rekomenduar 81 ilaçe të reja kundrejt 93 prodhimeve të reja që ka miratuar në vitin 2015.
Në Evropë, megjithatë në këtë listë futen edhe barnat e përgjithshme, diçka që nuk e bënë Administrata amerikane e Ilaçeve dhe Ushqimeve.