“Shumë të rijnë që ikën nga Kosova, ishin të punësuar” – Insajderi
×
  • Lajme
  • Aktuale

    “Shumë të rijnë që ikën nga Kosova, ishin të punësuar”

    Insajderi
    20 October 2022 - 09:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK) Lulzim Rafuna, tha se shumica e të rinjve që kanë ikur në vendet e BE-së kanë lënë vendin e punës në Kosovë.

    Ndërsa, sa i përket deklaratës se Qeverisë se nga janari deri në gusht të këtij viti janë hapur mbi 15 mijë vende të reja pune në Kosovë, Rafuna tha se shumica e këtyre vendeve të punës janë formalizuar.

    Pasi, vetë faktin që ata që kanë lënë vendin e punës do të thotë që të tjerët punësohen në vendin e tyre.

    “Unë besoj që shumica e vendeve të punës janë formalizuar, mirëpo është edhe një pjesë që është hapur si vende të punës. Kur themi janë hap si vende të punës e kam parasysh lëshimin e vendeve të punës nga at që kanë qenë të punësuar dhe që kanë dal jashtë vendit të punojnë me viza do të thotë, ikja e të rinjve që po bëhet, se jo gjithë të rinjtë që janë duke shkuar në vendet e BE-së, janë persona të cilët nuk kanë pasur punë, do të thotë një pjesë e tyre kanë qenë të punësuar. Me vetë faktin që ata që kanë lënë vendin e punës do të thotë që të tjerët punësohen në vendin e tyre. Kjo sipas analizës tonë të brendshme”, shtoi ai.

    “Mbetet për t’u parë për arsye se kemi shifra të ndryshme ose kemi parashikime të ndryshme na ana e Qeverisë, nga ana e Bankës Qendrore dhe nga ana e Fondit Monetarë Ndërkombëtarë si dhe Bankës Botërore. Mbetet për tu parë deri në fund të vitit se cili do të jetë ajo rritja ekonomike me e saktë, prej këtyre institucioneve”.

    Rafuna, tha se inflacion në vendin tonë është i madh duka pasur parasysh se shumica e prodhuesve në e importojnë lëndën e parë nga vendet që janë të ndikuara nga lufta.

    Ai i bëri thirrje Qeverisë që tu dalë në ndihmë qytetarëve e bizneseve dhe të ndërmarrë masa për ta luftuar inflacioni.

    “Nuk kisha me quajtur krizë ekstreme sepse ende nuk kemi ardhur në atë fazë, mirëpo nuk është si të them indikacion i mirë inflacioni që ka mbërri në këtë nivel. Ne jemi duke importuar inflacioni, shumicën e mallrave që jemi duke importuar në vendin tonë jemi duke e importuar me vlerë më të lartë se sa që i kemi importuar në vitin 2021. Si Qeveri duhet me ndërmarrë masa për ta luftuar inflacioni, t’u ndihmoj qytetarëve, bizneseve. Kjo ngritje e madhe e inflacionit është te produktet ushqimore dhe produktet drurore që janë për ngrohje”, u shpreh ai.

    Rafuna tha se ndihet krenarë që eksporti i produkteve vendore ka arritur vlerën e mbi 600 milionë eurove, duke shtuar se Qeveria duhet të gjejë masa që të stimulojnë prodhuesit e bizneset, në mënyrë që të mos e vërejnë krizën.

    “Është shpresëdhënëse dhe shumë pozitive, dhe jam shumë krenarë për këtë shifër që e kanë arritur bizneset tona. Shumica e këtyre bizneseve me kapitalin e tyre, apo investimet vetanake kanë arritur që të ngrihen dhe ta gjejnë tregun jashtë vendit tonë për të eksportuar. Kërkesa ime është për institucionet e vendit që të gjinden masa që të stimulojnë prodhuesit e bizneset tona në mënyrë që të mos vërehet kriza dhe të prodhojnë dhe eksportojnë sa më shumë prej vendit tonë në vendet e BE-së”, tha ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark