Një anketë e re tregon se pothuajse dy të tretat e gjermanëve mendojnë se Islami nuk i “përket” vendit të tyre.
Një rritje e dukshme nga një sondazh i ngjashëm i kryer gjashtë vjet më parë, në të cilën një pakicë e gjermanëve (47 për qind) mendonin se Islami nuk kishte vend në kombin e tyre, sondazhi i fundit tregon se kjo shifër tani është rritur në 60 për qind.
Kjo anketë u provokua nga pohimi i ish-presidentit gjerman, Christian Ëulff, i cili tha se Islami është një pjesë e kombit gjerman, që ka ngjallur një reagim të ashpër nga shoqëria gjermane.
Edhe kancelarja Merkel disa herë ka përsëritur fjalët e Wulff-it, por qëndrim të kundërt me kancelarin ka pasur ministri i saj i Brendshëm, i cili publikisht ka deklaruar se “Islami nuk i përket Gjermanisë”.
Nga 1,000 të anketuarit ka dalë se shumica prej tyre i përkrahin partitë e djathta në Gjermani. Partitë nacionaliste dhe ato djathtiste janë duke u rritur mbështetjen e tyre me anë të platformave të tyre rreth “Islamofobisë”.
Përveç qëndrimeve të tyre kundër Islamit në Gjermani, nga Anketa e bërë në Gjermani, ka dalë se 72% e gjermanëve frikësohen nga mundësia e një sulmi terrorist në territorin e Gjermanisë. /Insajderi.com