Ministri i Punëve të Brendshme, Ralf Jaeger tha sot para parlamentit shtetëror se nga 153 të dyshuarit aktual, 149 prej tyre janë të huaj, raporton agjencia e lajmeve DPA.
Në mesin e tyre, 103 vijnë nga Maroku dhe Algjeria. Aty përfshihen 68 azil-kërkues dhe 18 njerëz që po qëndrojnë ilegalisht në Gjermani.
Deri në fund të muajit mars, policia pranoi 1,527 ankesa, lidhur me më shumë se 500 raste të viktimave për krime të supozuara seksuale.
Tre njerëz veçse janë dënuar për vjedhje, dhe një 26 vjeçar algjerian është akuzuar muajin e kaluar për kapje të dhunshme të një gruaje.