Nuk e di pse ka nevojë që mënyra protestuese plot rrugaçëri e Vetëvendosjës të kthehet në mentalitet të përgjithshëm opozitar. Goditja me shuplakë e oficerit policor është marrëzi. Shoqëria ka nevojë për protestues që paralelisht me kundërshtimin ndaj qeverisë ka disa kufinj kundrejt gjerave nacionale dhe mbipartiake.
Jemi duke i provuar ata që për të ardhur në pushtet kanë goditur e gjakosur punonjës policie. Që kanë banalizuar me bashkimin kombëtar, njê çështje plot sentiment për shqiptarët. Kanë goditur me gurë, shufra, koktej molotovi dhe eksploziv institucione të shtetit e rezidenca kundërshtarësh politikë. Që në vend se të ushqehet dashuria për të vdekur për atdheun tek të rinjtë, kanë ushqyer neveri ndaj shtetit dhe depresion kolektiv. Kështu opozita e sotme duhet të bejë saktësisht të kundërtën e tyre dhe asesi të njejtën.
Ndonëse mund ta keni gjykuar negativisht, por duket që veprimi i forcave të mëdha opozitare, për mos pjesmarrje në protestën e së shtunës ishte veprim i matur. Shuplaka ndaj policisë dhe tentimi me cdo kusht i konfrontimit është mendjësi e Kurtit dhe mendjësia e tij nuk bën ta drejtojë edhe opozitën. Përtej qasjës subjektive, është e pakuptimtë që i tërë spektri opozitar të rreshtohet në protestën e një grupimi të rrebeluar të Vetëvendosjës, e cila më shumë mund të jetë organizuar për faktorizim të tyre se sa për diçka më madhore.
Për ta ndryshuar këtë percepsion PSD-së i duhet kohë, por për momentin ky është mendimi në publik karshi tyre. Dardani duhet të pastrohet fillimisht nga ai imazhi kur nxjerr dhunshëm një punonjës të pafajshëm shteti nga makina, e cila më pas demolohet, ndonëse ishte blerë me taksat e popullit. Shuplaka, që në këtë rast ia dha vetës, tregon që ai aty është ende. E ka shumë të nevojshme të lirohet nga mentaliteti i Kurtit dhe të ofrohet ne publik ndryshe. Atëherë ka mundësi që gjërat të bëhën më serioze për të.
Nga ana tjetër forcat kryesore opozitare duhet të shtojnë ndjeshëm aktivitetin. Fjalimet në kuvend nuk janë as një e dhjeta e punës që nevojitet për ti lëkundur themelet e qeverisë aktuale. Në pranvere, krahas ndryshimit natyror të kohës duhet të ndryshojë edhe klima brenda opozitës. Me një rregull eksplicit: të krijojë oponencë përmes figurave që nuk mund të shantazhohen dhe që kanë kredite të shëndosha për të kundërshtuar.