LDK, në Gjilan ka publikuar një video të kryetarit, Alban Hyseni për kalkulimet e tij rreth bursave të studentëve.
Aty thuhet Hyseni ka gabime elementare në matematikë.
“Edhe Hyseni i VV-së me gabime elementare në matematikë si shefi i tij, kalkulim qesharak për bursat e studentëve Siç duket, loja me numra po ju dështon shpesh nga padija që e kanë në çdo sferë. Edhe administratori i Komunës, me gabime elementare në matematikë si shefi i tij, ka bërë kalkulim qesharak për bursat e studentëve“, thuhet në reagim.
Hyseni, ka paraqitur se vlera bursave në Gjlan do të jetë 180 mijë por që me llogaritjet reale i bien 150 mijë euro.
“Me “llogaritjet” e Alban Hysenit, studentët e Gjilanit do të përfitonin bursa në vlerë prej 180.000 në vit. Por, me llogaritjet reale, duke u bazuar në mjetet e ndara për këtë konkurs, ata do të përfitojnë 150.000€ për këtë vit. Si Albini edhe Albani; të dobët në qeverisje e të dobët në kalkulime“, thuhet aty.