Si ‘AMG Food’ futi në treg pulën me salmonelë? Mafiozi Mondi Goxha mori 4 mln euro nga fondet e IPARD - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Si ‘AMG Food’ futi në treg pulën me salmonelë? Mafiozi Mondi Goxha mori 4 mln euro nga fondet e IPARD

    Insajderi
    28 March 2025 - 20:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Më 11 mars 2025, në Portin e Durrësit, u zbuluan 18.3 ton pule e importuar nga Brazili. Analizat e Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare (ISUV) konfirmuan se mish i tërë ngarkesës kishte prani të rrezikshme të bakterit Salmonella.

    Por, në vend që të ndërmerreshin masa urgjente, vetëm 5.2 ton u bllokuan , ndërsa rreth 13.1 ton, të infektuara, u hodhën në treg pa asnjë paralajmerim.

    Ky është një akt i qartë krimi ushqimor, që ndodhi nën syrin e autoriteteve dhe me njoftimin e një raporti zyrtar që paralajmëroi për përmbajtjen e salmonelës.

    Por, se si një masë e tillë e mishit i rrezikshëm, edhe pas paralajmëruar, vazhdoi të shpërndahej në treg, dëshmon se kontrolli dhe përgjegjësia kane deshtuar!

    Në qendër të këtij skandali ndodhet AMG FOOD (diMal shpk), një kompani e krijuar në dhjetor të vitit 2019 dhe e drejtuar nga Mondi Goxha. Kjo kompani, e cila pretendon standarde të larta dhe cilësi të garantuar, ka shkelur çdo normë të sigurisë ushqimore duke shpërndarë mish të kontaminuar me vetëdije të plotë.

    Nëse 13.1 ton nga kjo ngarkesë e rrezikshme ka hyrë në treg, çfarë të presim nga produktet e tjera të njohura që kjo kompani shpërndan?AMG FOOD po furnizon gjithashtu:

    Mish pule të ngrirë (fileto, kofsha, nuggets),

    Gyros dhe produkte të tjera nga mishi i derrit

    Peshk dhe fruta deti të ngrira, markë “Siblou”

    Akullore të markës “Algida”

    Perime të ngrira dhe brumëra të mbushur, markë “Ioniki”

    Kujtojmë se kompania AMG FOOD e Mondi Goxhës, furnizon restorante, hotele, fast-foode dhe supermarkete mjaft të njohura në vend.

    Por ky skandal thellohet më shumë kur zbulohet se kjo kompani ka përfituar 4 mln euro nga fondet e IPARD.

    “Ky është një ndër projektet e rëndësishme të AZHBR-së sa i përket përpunimit të produktit dhe nënprodukteve të mishit.

    Gjithashtu në këtë sektor kemi mbështetur me grant rreth 4 milionë euro vetëm nëpërmjet këtij programi, ndërkohë që vlera e investimit shkon diku tek 10 milionë euro.

    Qëllimi kryesor dhe objektivi final është rritja e sigurisë ushqimore për produktet e mishit. Në këtë sektor duhej ndërhyrje e duhur që të lidhet blegtori me thertoret e pastaj me përpunimin e mishit, që konsumatori final të ketë mundësinë të konsumojë produkte të standardizuara me cilësinë e duhur ushqimore”, – theksoi ‘luleshtrydhja’ e AZHBR, Krifca.

    Kjo nisëm u përkrah edhe nga kryeministri Rama ku u theksua se: ‘’AMG Food synon jo vetëm tregun vendas, por edhe zgjerimin në tregun europian, falë rritjes së kapaciteteve, investimit në pajisje moderne dhe standardizimit të procesit.’’

    Por në vend që këto para të shkonin për investime në teknologji të avancuara dhe kontrolle rigoroze, ato janë përdorur për të mbështetur një kompani që shpërndan produkte të kontaminuara.

    SPAK duhet të ndërhyjë menjëherë! Ky krim ushqimor kërkon hetim të plotë dhe ndëshkime të rënda për ata që lejojnë që jetët e shqiptarëve të rrezikohen.

    Bablok, lëre propagandën e fushatës se Shqipëria do të jetë pjesë e BE në 2030 dhe mos e mashtro popullin.

    Si mund të shkojmë në BE kur në vendin tone futen dhe tregtohen plera, zoti Kryeministër? /Pamfleti


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark