×
  • Biznes
  • Biznes / Teknologji

    Si arritën dy studentë të mashtrojnë Apple dhe të përfitojnë më shumë se 900 mijë dollarë?

    Insajderi
    10 April 2019 - 08:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy të rinj nga Kina, të cilët studionin në Universitetin e Oregonit, kanë përdorur imitime të iPhone, për të mashtruar as më pak e as më shumë por Apple-in.

    Skema e përdorur nga ta ishte e tillë: Një bashkëpunëtor nga Kina i niste vazhdimisht pako  Yangyang Zhou dhe Quan Jiang( të dy të pajisur me viza studenti në SHBA), që përmbanin 20 apo 30 iPhone-a. Më pas këta të dy, i çonin imitimet në dyqanet e Apple, duke i kërkuar ti riparonin pasi kishin probleme. Nëse punonjësit e Apple vlerësonin se këto paisje kishin garanci, i riparonn ose i ndryshonin me një telefon të ri origjinal, të të njejtit model. iPhone-at e rinj, ata i çonin sërish në Kinë ku shiteshin me çmimet e tregut.

    Ky mashtrim u zbulua fillimisht nga “Oregonian”, dhe hetimet u pasuan nga prokurorët federalë muajin e kaluar. Agjentët e policisë ranë në gjurmët e skemës së përdorur nga të rinjtë kinezë, në prill të 2017-ës, kur hapën pesë pako të dyshimta që shkonin drejt Hong Kong-ut, me iPhone-a jo origjinalë.

    Në komunikimet që kanë pasur me punonjësit e Apple, studentët kanë përdorur si informacione kontakti të dhënat e veta personale, por edhe të disa miqve që jetonin në qytete aty afër dhe pretendonin se telefonat kishin probleme e nuk ndizeshin. Emri i Jiang është i lidhur me më shumë se 3 mijë kërkesa për riparime të iPhone-ave, dhe gati gjysma e tyre është aprovuar nga Apple, duke i shkaktuar një humbje që shkon tek 895 mijë dollarë. Telefonave të tjerë i është mohuar riparimi, pasi u zbuluan që ishin imitime. Imagjinoni nëse do ti kishin riparuar të gjithë!

    Prokurorët e kanë akuzuar Jiang për tregëtimin e produkteve jo origjinale dhe mashtrim në seri, ndërkohë që Zhou do të gjykohet për dhënien e informacionit të rremë dhe dorëzimin e dokumentave fallco. Në gjyq të rinjtë nga Kina u shprehën se nuk e dinin që iPhone-at ishin prodhime jo origjinale.

    Vitet e fundit, imitimet e produkteve të Apple, po bëhen gati të pamundura për tu dalluar nga origjinalët. Madje janë aq mirë të bërë, sa dhe teknikët e kompanisë kanë vështirësi për ti dalluar. Por Apple nuk është e vetme në këtë “luftë”, pasi humbja që kompanitë e tekonologjisë në SHBA kanë nga imitimet e produkteve, vetëm në 2017-ën, shkon në 17 miliardë dollarë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark