Si asnjëherë më parë: Sharon Stone tregon hapur vështirësitë që i kanë ndodhur - Insajderi
×
Kulturë

Si asnjëherë më parë: Sharon Stone tregon hapur vështirësitë që i kanë ndodhur

Insajderi
29 September 2021 - 16:26
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Arritja më e madhe ishte që mbijetova”.

Sharon Stone ka rrëfyer detaje nga karriera dhe jeta e saj personale në Festivalin e Filmit në Zvicër. Aktorja zbuloi disa nga vështirësitë me të cilat u përball si grua në Hollyëood, ndërsa shtoi se është përballur dhe me presionin për të ndryshuar pamjen e saj.

Stone tregoi se kur mësoi se Michael Douglas mori 14 milionë për “Basic Instinct”, ajo kërkoi të paguhej njësoj me bashkë-yjet e saj meshkuj dhe më vonë, por shtoi se u përball me një zhvlerësim të madh sepse ishte një grua.

“Unë mendoj se arritja ime më e madhe ishte që mbijetova. Është vërtet arritje e madhe të kesh sukses në një industri si kjo”, tha ndër të tjera aktorja.

Aktorja amerikane mori Golden Icon Award, Çmimin e Ikonës së Artë, për Arritje të Jetës në Festivalin e 17 -të të Filmit në  Zyrih dhe pritet të mbyllë punimet në 3 Tetor.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark