×
  • Lajme
  • Lajme

    “S’i beson më askujt”- Gazetari i shëndetësisë publikon një koment që ngrit dyshime se rritjen e pagës s’do ta gëzojnë të gjithë infermierët

    Insajderi
    29 October 2024 - 17:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gazetari i Shëndetësisë, Bujar Vitija, ka ngritur dyshime lidhur me vendimin e Qeverisë Kurti për rritjen e pagave për infermierët që nga viti 2025.

    Përmes një postimi në ‘Facebook’, ai ka publikuar komentin e një infermiere, e cila pretendon se iu janë ndaluar nga 100 euro për katër muaj në një postim ku njoftohet për rritje pagash, shkruan Insajderi.

    Vitia ka sqaruar se kur është futur në fuqi Ligji për Pagat, infermierëve iu ishin ndalur shtesat dhe pagesat për ndërrime kishin mbetur të njëjta. Sipas gazetarit, pas risistemimit të kategorive dhe koeficientëve, pagave infermierët iu ndalën retroaktivisht për nga 100 euro për disa muaj.

    Komenti i nje infermiere e cila s’ka faj qe nuk beson se rroga e saj do te rritet.  Qe pse. Kur hyni ne fuqi Ligji per Paga infermiereve iu thane qe ua kemi rrit rrogat. Nderkohe ua ndalen shtesat dhe pagesat per nderrime mbeten te njejta. Pastaj disa muaj me vone i risistemuan kategorite dhe koeficientet. Ua ndalen retroaktivisht nga 100 euro per disa muaj. Si rezultat ne disa kategori pothuajse nuk kishte hiq rritje te rroges”, ka shkruar ai.

    Edhe kete rritje te prezantuar sot nga km Kurti, bazuar ne Ligjin e Pagave do ta gezojne vetem nje pjese e infermiereve sepse keta profesioniste jane te ndare ne disa kategori. Prandaj infermierja ne koment s’i beson me askujt”, përfundon postimi i tij. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark