Si dështoi KQZ me numrin e votave, eksperti i sigurisë kibernetike ngrit shqetësime për skenarët e manipulimit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Si dështoi KQZ me numrin e votave, eksperti i sigurisë kibernetike ngrit shqetësime për skenarët e manipulimit

    Insajderi
    10 February 2025 - 15:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Eksperti i sigurisë kibernetike, Kastriot Fetahaj, ka ngritur shqetësime mbi mungesën e kontrollit dhe sigurisë në sistemin e numërimit të votave nga KQZ.

    Ai ka përmendur dy skenarë të mundshëm që mund të kenë ndikuar në manipulimin ose gabimet gjatë publikimit të rezultateve.

    Sipas tij, problemi i parë lidhet me mungesën e aprovimit të informacionit.

    Një person, qoftë me qëllim apo jo, mund të hyjë në sistem dhe të regjistrojë votat bazuar në listën e komisionerëve në qendrat e votimit.

    Mungesa e një pale të dytë për të verifikuar saktësinë e të dhënave para publikimit krijon mundësi për gabime ose manipulime.

    Skenari i dytë është edhe më shqetësues, pasi i njëjti person mund të ketë akses si për futjen e të dhënave, ashtu edhe për publikimin e tyre në faqen zyrtare.

    Ky proces pa një mekanizëm kontrolli hap rrugë për abuzim.

    Në të dyja rastet, eksperti thekson në emisionin “Kosova Today”,  se KQZ-ja  ka dështuar në kontrollin e sigurisë dhe nuk ka një sistem të qartë të identifikimit dhe konfirmimit të rezultateve.

    Sipas tij, procesi teknik mbetet i pabesueshëm dhe jo kredibil, duke ngritur shqetësime për saktësinë e numërimit dhe transparencën e zgjedhjeve.

    Ndiqni deklaraten e plotë, në videon e mëposhtme:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark