Sali Berisha zbuloi se cili është plani i tij për të kundërshtuar Lulzim Bashës. Ai thotë se nuk synon që ta largojë Lulzim Bashën nga partia, por të kundërshtojë vendimin e tij për përjashtim nga grupi parlamentar.
Berisha zbuloi edhe si.
“Ne do të mbledhim 1500 firma të delegatëve të Kuvendit Kombëtar dhe më pas do të thërrasim organin më të lartë të Partisë, Kuvendin Kombëtar, që do të vendosë për vendimin e marrë”, tha ai.
Berisha u shpreh se lëvizja e nisur prej tij do të vendosë që asnjëherë më kryetarët të mos vendosin me kokën e tyre në shkelje të statutit dhe pa pyetur forumet e partisë.