Si do të jetë moti në ditët në vijim? - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Si do të jetë moti në ditët në vijim?

    Insajderi
    05 August 2025 - 19:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mëngjesi i mërkurës pritet të sjellë mot më të ngrohtë me periudha më të gjata dielli në vend. Pasdite priten kalime vransirash dhe mundësi për ndonjë rrebesh shiu, kryesisht pranë zonave malore. Era do të jetë më e theksuar, verilindore, me shpejtësi mesatare dhe mesatarisht të fuqishme, 6-14m/s. Temperaturat minimale do të zbresin në 12C deri në 15C, ndërsa maksimalet gjatë ditës do të arrijnë 28C deri në 30C.

    Në ditën e enjte pritet kalim i vransirave përgjatë vendit, por pa reshje të mundshme. Nga dita e premte moti do të jetë më stabil, kryesisht me kthjellime dhe diell, me temperatura që do të rriten gradualisht, duke shkuar në 29C deri në 31C të enjten dhe të premten. Në fundjavë priten vlera të larta, deri në 34C e 36C. Temperaturat minimale do të luhaten midis 12C dhe 15C. Era do të fryjë kryesisht nga verilindja, lehtë deri mesatarisht, me shpejtësi 3-10m/s.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark