
Kryetari i Odës së Afarizmit, Skënder Krasniqi ka kritikuar qeverinë për qasjen ndaj problemit me energji elektrike, më konrkretisht rritjen e çmimit siç ndodhi me vendim të ZRrE-së.
I ftuar në InDoks të Gazetës Insajderi, Krasniqi theksoi se që nga vera e kaluar është ditur se do të ketë krizë energjetike.
Duke kritikuar qeverinë shtoi se “çdo herë i sjellim situatat për gjendje emergjente”.
“Edhe kriza energjetike është paralajëmru shumë më herët dmth gjatë verës së kaluar është ditë se do të vijë kriza energjetike si rezultat i Rusisë me gaz dhe në rritjen e çmimit dhe të gjitha vendet në perëndim kanë marrë masën e blerjes së rrymës, të rezervimit të rrymës për sezon pak a shumë se sa e kanë pasur nevojë për shkak të rritjes së konsumit të energjisë vendi jonë nuk reagoi në atë kohë, tash po reagon me një gjendje emergjente dmth ne çdo herë i sjellim situatat në gjendje emergjente”, ka thënë Krasniqi për InDoks.
Gjatë intervistës ai tregoi se si do të ndikoi ky vendim në jetën e qytetarëve e edhe tek bizneset.
“Jashtëzakonisht keq, do të dëmtohet familja e jo biznesi se edhe biznesi kështu ashtu se ka qind për qind më shtrenjtë çmimin se qytetari, çka nuk ndodh në vendet e tjera në përgjithësi, çmimi i rrymës për biznese është më i lirë se për qytetarët në perëndim për shkak se biznesi është prodhues dhe e rrit prodhimin e rrit punësimin e rrit mirëqenien dmth nuk është konsumuesi i fundit këtu tek ne qysh në fillim kanë qenë qind për qind më të shtrenjtë për bizneset sesa për qytetarët”, tha ai.
Krasniqi potencon se Kosova është i vetmi vend që nuk ka shportë familjare.
“Do të ndikojë keq sepse do të ulet shporta e familjes, familja do të ketë më pak të holla për konsum edhe për jetesë dhe kjo do të dëmtojë duhet përfundimisht Kosova të krijojë shportën familjare. Ne jemi i vetmi vend që nuk kemi shportë familjare, për me familjarizu buxhetin e familjes edhe pse është i punësuar mjetet mos me i dalë për me i pas për familje 2 ose 5,7 anëtarëshe dhe këtu në çdo vend është buxheti familjar ne asnjëherë nuk kemi hy në atë analizë qe me kriju buxhet familjar edhe pse i punësum, mjetet smund ti dali për me mbijetu, ne kemi këqyr vetëm rastet sociale për me i dhanë në qoftë se edhe 200 euro e ka rrogën, ne e kemi marrë si të punësuar atë njeri dhe me gjendje të mirë të mirëqenies që realisht nuk është, mund të jetë edhe me 500 euro por me probleme shumë të mëdhaja financiare për shkak se mund ti ketë tre fëmijë dhe mund të ketë të pamundshme me mbijetu me këto çmime dhe me këtë mos mbrojtje të qytetarit nga rritja e çmimeve elementare po flasim jo e çmimeve tjera por atyre elementare”, sqaroi Kryetarit i Odës së Afarizmit.
Dokumentari i plotë – InDoks | Tepër shtrenjtë