Si e bëri fushë Komunën e Podujevës – Shpejtim Bulliqi?! – Punësime, tenderë dhe 2 mijë euro ndihmë financiare - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Si e bëri fushë Komunën e Podujevës – Shpejtim Bulliqi?! – Punësime, tenderë dhe 2 mijë euro ndihmë financiare

    Insajderi
    02 April 2024 - 12:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    E ka pozitën veçsi shofer i kryetarit, por ndikimi i tij brenda Komunës së Podujevës është shumë më i madh se pozita që e mban.

    Më i madh se ndikimi është hairi që ai ia pa afërsisë me Shpejtim Bulliqi.

    Së fundmi, Agron Fusha, e punësoi edhe djalin e tij si infermier i Përgjithshëm në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), në Podujevë, shkruan Gazeta Insajderi.

    Andi Fusha – i biri i Agron Fushës – shoferit të Shpejtim Bulliqit, u punësua ditë më parë në konkursin në të cilin aplikuan 118 persona.

    Por, ky nuk është përfitimi i vetëm i familjes Fusha.

    Me 14 qershor të vitit 2022, me vendim të vetë Shpejtim Bulliqit, Komuna e Podujevës ndau 2 mijë euro ndihmë financiare për Agron Fushën.

    Nën arsyetimin “për gjendje shëndetësore dhe pamundësi të mbulimit me paratë familjare”, nga buxheti i taksapaguesve llapjanë, Agron Fusha, mori këtë shumë parash.

    35 mijë e 582 euro kap vlerën tenderi që familja e Agron Fushës mori nga buxheti i Komunës së Podujevës.

    “Furnizim me letër të bardhë” – ishte tenderi fitues i të cilit ishte kompania “N.T.P “Fusha”, e cila është në pronësi të Sylejman Fushës, vëllait të shoferit të Bulliqit, Agron Fushës.

    Gazeta Insajderi kishte raportuar edhe më herët për përfitimet që shoferi tjetër i Bulliqit, Abedin Zeka, i kishte nga Komuna e Podujevës.

    Ai ishte emëruar emëruar në bordin e drejtorëve në KRM “Pastrimi”.

    E për më keq se kaq, vetë i punësuari në këtë institucion – Abedin Zeka – ani se ishte emëruar në Bord të kompanisë “Pastrimi”, ishte i papërgjegjshëm ndaj faturave të mbeturinave.

    Kështu në bazë të një dokumenti të lëshuar me 18.03.2024, Abedin Zeka kishte borxh ndaj “Pastrimi”. Sh. A., hiç më pak se 931 euro të pa paguara.

    /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark