Deputeti i Partisë Socialiste të Serbisë, Zvonimir Steviq është kapur duke shikuar filma me përmbajtje pornografike gjatë seancës së Kuvendit në Serbi.
Video që e fakton veprimin e këtij deputeti po qarkullon në rrjetin social Twitter.
Këtë veprim gazeta serbe “Blic” e ka cilësuar tronditës, pasi në atë seancë po diskutohej për çështjen e Kosovës dhe Steviq është anëtar i Komisionit Paralamentar për Kosovë në qeverinë serbe, transmeton Insajderi.
Të njëjtit deputet i figuron si vendbanim Prishtina, por nuk dihet sigurt nëse ende jeton në të njëjtin vend.
Sipas gazetës, duke e pas parasysh që Steviq është anëtar i Komisionit për Kosovë, përgjegjësia e tij është edhe më e madhe dhe ai duhej të kishte vëmendjen te diskutimi për negociatat Beograd-Prishtinë.
Steviq është shfaqur rrallë në publik kohëve të fundit. Dikur ai ishte gazetar në gazetën serbe “Jedinstva”. /Insajderi