×
  • Lajme
  • Lajme

    Si e lidhi Albulena Haxhiu arratisjen e Faton Hajrizit me protestat kundër marrëveshjes së litiumit në Serbi?

    Insajderi
    23 July 2024 - 18:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në vend që të fliste për rritje të sigurisë në mënyrë që të evitohen arratisje të tjera nga burgjet e Kosovës, ka gjetur një ndërlidhje ndërmjet arratisjes së Faton Hajrizit dhe vrasjes së policit me protestat kundër marrëveshjes për litium në Serbi.

    Ajo në një konferencë për media pas intervistimit nga Prokuroria Speciale, tha se kjo gjë është diskutuar në takime me institucione të inteligjencës, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Pas ikjes së Faton Hajrizit nga Qendra Korrektuese në Smrekonicë, ne kemi pasur takime me institucione të sigurisë dhe inteligjencës, në këto takime kemi diktuar të gjitha ikjet, arratisjet e fundit që kanë ndodhur për një kohë të shkurtë. Dhe ne këtë rast kemi përmendur edhe rastin e Faton Hajrizit dhe këto ndërlidhen edhe me shumë zhvillime të tjera në Serbi. Sepse supozohet se vendi ku ka ndodhur vrasja e policit është rreth 9 kilometra aty ku planifikohet të ndërtohen minierat e litiumit”, deklaroi ajo.

    Siç thotë ministrja Haxhiu, shteti serb shfrytëzoi rastin e policit të vrarë nga Faton Hajrizi për t’i ikur protestave.

    “Prandaj ka pasur një përpjekje të Serbisë sa më pak zëra sa më pak kundërshtime, sa ma pak reziston të këtyre kontratave. Dhe duket që apo është diskutuar që tendenca e Serbisë është që ta heqë vëmendjen nga ajo situatë dhe ndërlidh me vrasjen e policit, me incidentin që ka ndodhur në Llozincë. Dhe siç e dini, ajo zonë është rrethuar dhe si rezultat nuk ka pasur as reagime qytetare, siç ka pasur në plan”, ka shtuar Haxhiu tutje.

    Serbia i ka dhënë Rio Tintos dritën e gjelbër për ndërtimin e minierës më të madhe të litiumit në Evropë. Kjo është përcjellë nga protesta masive atje.

    Më 2022, Beogradi e tërhoqi licencën për projektin e Rios në vlerë 2.4 miliardë dollarë, pas protestave masive po ashtu. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark