Si e refuzoi Agon Amiga – Getin në ftesën për album? - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Showbiz

    Si e refuzoi Agon Amiga – Getin në ftesën për album?

    Insajderi
    12 July 2025 - 10:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Albumi i shumëpritur “5 Kurora” i Getoar Selimit pa dritën e publikimit me një listë të gjerë bashkëpunimesh dhe emrash të njohur të skenës muzikore.

    Por një mungesë u vu re menjëherë nga fansat besnikë të Tingullit të 3NT: Agon Amiga.

    Në një rrëfim të fundit në emisionin Canape, Geti zbuloi se mungesa e Agonit nuk ka qenë nga dëshira e tij.

    “Kam pasur edhe disa njerëz e shokë që më kanë thënë: ‘Po pse nuk e ke thirr Agonin’. Unë e kam ftu Agonin në këngën Niveli Baba, por nuk e ka pas me qejf ose nuk i ka pas mundësitë. Është gjëja e tij personale,” tha Geti me qetësi, duke shtuar se e ka bërë këtë hap “për hir të bashkëpunimeve që kemi pasë bashkë”.

    Duket se ftohja mes dy ish-miqve të skenës është më e thellë sesa mendohej dhe për momentin, rikthimi i dyshes ikonë mbetet vetëm një kujtim i së kaluarës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Showbiz
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark